VV proteston para Gjykatës së Tiranës: Kush mbron teatrin shkon në burg,...

VV proteston para Gjykatës së Tiranës: Kush mbron teatrin shkon në burg, lironi aktivistët!

123
0
Shares

7 të arrestuarit për protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Mes të arrestuarve është edhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate për mediat apeloi për lirimin e tij.

“Shpresojmë që Gjykata të jetë sy hapur. Besojmë që do t’i lirojmë. Do jemi këtu deri në momentin që do të merret vendimi dhe do na ndiqni”, tha një përfaqësuese e Lëvizjes VV.

Pas protestës së 17 majit, ku policia shembi godinën e Teatrit Kombëtar, u arrestuan shtetasit Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj, për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY