Fidanë e kubikë kanabisi në oborret e banesave, në hetim një 80-vjeçar...

Fidanë e kubikë kanabisi në oborret e banesave, në hetim një 80-vjeçar në Krujë

231
0
Shares

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një i moshuar për kultivim kanabis.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit  I. C., 80 vjeç, gjithashtu banues në Larushk, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Për shkak të moshës,  shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY