Austriakja ‘Der Standart’ e krahasoi me nje dekret te nazisteve: Nate dhe...

Austriakja ‘Der Standart’ e krahasoi me nje dekret te nazisteve: Nate dhe mjegull

102
0
Shares

Një nga gazetat austriake e ka krahasuar shembjen e Teatrit Kombetar me veprimet e nazistëve.

‘Der Standard’ e ka krahasuar me dekretet e nazistëve, hitlerianëve, ka përdorur termin “operacioni natë dhe mjegull” që i referohet një dekreti të komandatit të Ëehrmacht të 12 shtator 1941, sipas të cilit instruksioneve të Hitlerit thuhej që “anëtarët e rezistencës në territoret e pushtuara në Francë, Belgjikë dhe Holandë, transferohen në Berlin të ekzekutohen pa gjyq ose të çohen ne kampe përqëndrimi”.

Rastin e ka sjelle ne vemendje kreu i PD, Lulzim Basha sot gjate nje interviste ne Tempora te gazetares Sonila Meco.

”Shikoni se çfarë termi ka zgjedhur një nga më të mëdhatë e Europës, dhe më prestigjiozet e botës gjermanike ‘Der Standard’ për t’iu referuar asaj që ka ndodhur”, tha Basha.

Ne vijim Basha tha se shembja e Teatrit ishte vije e kuqe.
“Jam i bindur që në këtë pikë kalimi i kësaj vije të kuqe, ka sjellë dhe po sjell bashkimin më të madh të shqiptarëve dhe natyrisht na takon ne si opozitë bashkë me Aleancën për Teatrin, bashkë me pjesën e shëndoshë të shoqërisë civile, të elitës së mendjes e të shpirtit të shqiptarëve, t’i udhëheqim në këtë rrugëtim që siç e thashë nuk mund të jetë thjeshtë dhe vetëm çlirim nga tirania, pa ndëshkuar tiraninë. Nuk mund të jetë thjeshtë çlirim nga Edi Rama pa ndëshkuar Edi Ramën, pa ndëshkuar Erjon Velinë, pa ndëshkuar gjithë shërbëtorët e tyre nga i pari tek i fundit. Është garancia e vetme që kjo mos të përsëritet kurrë se është viti 2020 dhe Shqipëria nuk meriton të sillet në qarqet e mbyllura të vorbullave ciklike. Ne kemi thirrur dhe ndjejmë një bashkim si asnjëherë edhe përtej vijave politike. Në protestën dje edhe tek teatri kishte edhe të majtë, edhe socialistë, edhe njerëz me bindjen thellësisht të majta por që na bashkon një dëshirë: për të pasur një Shqipëri demokratike, një Shqipëri të dinjitetit njërzor dhe për këtë duhet t’i japim fund Shqipërisë jo të pakicës, por Shqipërisë së një dyzinë të ndyrë. Aq janë, një dyzinë e ndyrë, shqiptarët nuk mund të punojnë për ata, shqiptarët nuk mund të rrethohen nga ata. Shqiptarët do ti rrethojnë dhe do ti asgjesojnë politikisht dhe moralisht. Ky është misioni im, ky është misioni i opozitës”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY