Humbi kontaktet me familjen që nga fillimi i majit, policia e gjen...

Humbi kontaktet me familjen që nga fillimi i majit, policia e gjen të vdekur

341
0
Shares

Gjendet i pajetë në lagjen “1 Maj” të qytetit të Vlorës shtetasi Martin Seleni, i cili në datën 5 maj u denoncua si i humbur nga familjarët në polici.

33-vjeçari ishte parë për herë të fundit rreth orës 15:30 të dilte nga fasoneria ku punonte, teksa po shkonte në bankë për të marrë rrogën.

Policia e Vlorës e ka gjetur kufomën rreth orës 19:00, si rrjedhojë e raportimeve të banorëve të zonës të cilët filluan të ndjenin erën e trupit.

Kufoma e pajetë është gjendur në një ndërtesë të braktisur në lagjen 1 Maj, e cila përdoret për konsumimin e lëndëve narkotike.

Dyshohet se 33-vjeçari ka vdekur nga mbidoza e lëndëve narkotike, pasi edhe sipas personave që e njohin, është përdorues i rregullt i lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY