Thyhet premtimi i Ramës? Shqiptarët që kthehen në atdhe po gjobiten me...

Thyhet premtimi i Ramës? Shqiptarët që kthehen në atdhe po gjobiten me 600 euro nga pala greke

758
0
Shares

Shqiptarët që po kthehen në atdhe po perballen me një surprizë të pakëndeshme nga pala greke.

Mesohet se sot, sipas ABC News, momentalisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë duke u gjobitur një numër i madh qytetarësh shqiptarë që po futen nga Greqia në Shqipëri me argumentin se u ka kaluar afati 90 ditor për të qendruar me pasaportë në zonën Shengen.

Gjoba është fikse 600 euro për shkelje të këtij afati, ndërsa një qytetar shpjegon se është ndëshkuar vetëm për dy ditë. Krahas fletës së gjobës, atyre u është bërë edhe një shënim në pasaportë.

Ky shqetësim i ishte parashtruar më herët kryeministrit Rama në Facebook nga qytetarë që ishin gjobitur. Ky i fundit është shprehur se qeveria nuk do ta lejojë këtë gjë.

Qytetarët ndërkohë kanë një shpresë për faljen e tyre pasi kanë dëgjuar mes oficerëve grekë se gjoba do të shënohej dhe do të falej me vonë. Megjithatë, pritet që të ketë një vendim zyrtar për diçka të tilë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY