Veliaj sot fsheh përgjigjen për tokën publike pas Teatrit, por para pak...

Veliaj sot fsheh përgjigjen për tokën publike pas Teatrit, por para pak ditësh tregoi cfarë do bënte

95
0
Shares

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka lënë të paqartë në përgjigjen e tij, nëse në vijim të këtij teatri do të përfshihen kullat e shumëpërfolura, gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

Fevziu: A më garantoni, jo mua qytetarërve, që në vijim të këtij teatri nuk do vazhdojnë kullat e parashikuara fillimisht ?

Veliaj:  Janë dy projekte më vete.

Fevziu: A, ai është projekt që do të vazhdojë?

Veliaj: E para e punës askush nuk ta të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesi Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është de drejta e bashkisë të zhvillojë pronat dhe kjo historia më garanto ti mua…..

Më pyet tani se çfarë do të bëjmë me kullotat në Kashar. Sapo ju provova që kjo bashki ka 5 fishuar buxhetin. Po si është rritur buxheti vetëm nga taksat? Nga fuqia e kësaj bashkie për të mos lënë hapësirë pa shfrytëzuar.

Por pak ditë më parë Veliaj shpjegoi se cfarë do të bëhet me pronën publike. Ai tha se kjo pronë do të shitet për të siguruar paratë e ndërtimit të Teatrit të ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY