Mesazhi i Donald Tusk, Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD

Mesazhi i Donald Tusk, Basha: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe PD

85
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripostoi në Twitter mesazhin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë dhe luftën e PD për rivendosjen e vlerave europiane më vend.

Lulzim Basha shkruan:
Prishja e paligjshme e Teatrit Kombëtar dhe dhuna e shtetit kundër qytetarëve paqësorë, artistëve, mediave dhe opozitës është një tjetër rast i asgjesimit të sundimit të ligjit dhe ngritjes së autokracisë në Shqipëri. Mirënjohje për Presidentin Donald Tusk dhe PPE për mbështetjen e Shqipërisë dhe Partisë Demokratike në luftën tonë për vlerat evropiane, demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik.

Më herët gjatë ditës Presidenti i PPE
dënoi shembjen e Teatrit dhe dhunën kundër opozitës. Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. “Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranueshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.

Presidenti I Partisë Popullore Donald Tusk bëri një reagim të ashpër kundër aktit të qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ish kreu i Këshillit Europian, që drejtoi Europën për katër vitet e kaluara e cilësoi të prapranueshme dhunën ndaj artivë dhe opozitës.

“Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën, një akt kundër vlerave europiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, shteti i së drejtës dhe dialogu transparent. Intimidimi dhe përdorimi i dhunës kundër protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i parapranuëshëm. Sundimi i ligjit, pavarësia dhe liria e medias, si dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për përspektivën europiane të Shqipërisë. Shpreh mbështetjen time për PD në luftën e saj demokratike për një Shqipëri më të mirë. “

Donald Tusk, si një nga mbështeësit më të mëdhenj të integrimit europian të Shqipërisë, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Europian, u nderua nga Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”, në shtator të vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY