Edhe Fatos Lubonja ka mbajtur fjalën e tij përpara protestuesve në shesh. Lubonja tha se secili prej protestuesve duhet të ketë në kokë një projekt për një Shqipëri tjetër.
“Kemi një bandë kriminale shumë të rrezikshme dhe përtej entuziazmit duhet të mendojmë se si të çlirohemi nga kjo bandë kriminale që ka kapur shtetin. Unë mendoj që secili nga ne që është këtu duhet të ketë një projekt në kokë se si të çlirojë vendin nga kjo bandë kriminale”, tha Lubonja.
Lubonja tha se duhet kërkuar dorëheqja e Erion Velisë. “E para, duhet bërë me një kërkesë për të nxjerrë përpara gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht derisa të ikë atje dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë.
Duhet të protestojmë në mënyrë të vazhdueshme përpara prokurorisë, e cila përballë dokumenteve të shkatërrimit, këta duhet të japin llogari. Mendoj se pa dyshim që ky proces duhet të na çojë tek kryetari i bandës që është Edi Rama dhe jo vetëm tek shkatërrimi i gjithë mekanizmit të të gjithë pushtetit që ka ngritur duke përdorur paratë e krimit për të gjeneruar pushtet dhe pushtetin për të gjeneruar paratë e krimit’, tha Lubonja.
“Në këtë krim ka katër lloj përgjegjësish; përgjegjësia juridike e gjithë atyre që kanë shkelur ligjin duke shkatërruar Tiranën, është përgjegjësia politike e gjithë atyre që kanë mbështetur këtë bandë kriminale në pushtet, edhe e atij policëve dhe atij fadromistit që shkoi për të shkatërruar teatrin. Nuk kemi bërë aq sa duhet për të mbrojtur Teatrin, pasi mbrojtja e Teatrit është mbrojta e dinjitetit tonë”, theksoi analisti i njohur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/