Ish-Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, reagoi ashpër sot per prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar duke thënë se bie në kundërshtim me vlerat evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.
Tusk shprehet në gjuhën shqipe në mbështetje të Partisë Demokratike, ndërsa thekson se fríkësimi dhe përdorimi i dhùnës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm.
“Dënoj prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën që bie në kundërshtim me vlerat evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.
Fríkësimi dhe përdorimi i dhùnës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lùfta kundër korrùpsionit duhet të mbizotërojë për perspektivën europiane të Shqipërisë.
Shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare Partia Demokratike e Shqipërisë në lùftën demokratike për një Shqipëri më të mirë”, thekson Donald Tusk, politikani i larte evropian.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/