Shembja e Teatrit/KE nuk justifikon askënd: Shprehim keqardhje që thirrja jonë për...

Shembja e Teatrit/KE nuk justifikon askënd: Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq

106
0
Shares

Komisioni Europian përmes një postimi në Twitter shpreh zhgënjimin lidhur me vendimin e njëanshëm të Bashkisë së Tiranës, që vendosi për shembjen e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur të gjithë institucionet ndërkombëtare kishin bërë thirrje për dialog.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,- thuhet mes të tjerave në deklaratën e KE-së.

Ndër të tjera KE-ja thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

“Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në vecanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”,- thekson KE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY