Plagosen me armë zjarri dy të rinj rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin.
Ngjarja ndodhi ne një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta ndersa mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L.,21 vjeç dhe E.Z.,21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes shtetasin E.N, 22 vjeç.
Janë ngritur pika konrolli dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/