Basha: Rama ka ne dore nje gje, te zgjedhe si do te...

Basha: Rama ka ne dore nje gje, te zgjedhe si do te ike

133
0
Shares
Lulzim Basha gjate lidhjes virtuale ne seli

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha sot se Edi Rama nuk e ndal dot ndeyhsimin. Ai ka ne dore vetem nje gje, te zgjedhee menyren se si do te ike, tha basha gjate intervistes me gazetaren Nisida Tufa ne news 24.

Pyetje: Në këtë krizë të paprecedentë ekonomike që jemi, a janë zgjidhje zgjedhjet e parakohshme?

Lulzim Basha: Për ne, zgjedhjet e parakohshme kanë qenë opsioni i vetëm para krizës së COVID-19, kështu që padiksutim po. Mungesa e intsitucioneve legjitime është një nga arsyet kryesor se pse jemi këtu. Nëse ke në krye të vendit njerëz të cilët ndjehen përgjegjës para atyre që i kanë çuar at, shanset janë që nuk do të sillen me këtë harbutëri, me këtë arrogancë pa pasur frikë për ligjin, pa pasur frikë për kushtetutën. Ne kemi ardhur në këtë pikë sepse kemi qeveritarë që nuk e kanë lidhur afatin e tyre me qytetarët. Kur të sjell në pushtet vota e krimit, paratë e pista të krimit dhe oligarkisë, e kë lidhur fatin me ta. Këta e shikojnë Shqipërinë si plaçkë mes vetes së tyre dhe oligarkëve e kriminelëve. Kanë shkatërruar çdo balancë institucional, çdo kontroll. Gjykatat nuk funksionojnë , prokuroria nuk funksionon ose është më e ngadaltë se breshka. Mundohet të mbysë zërin e medias. Donte të mbyllte një nga mediat në vend me pretekstin e 3 personave në studio. Ky që ka infektuar me qindra gra, sepse refuzon që paratë e taksave të fasonëve, 12 milionë euro në muaj, t’ua kthente për të mbështetur rreth 70 mijë nëna dhe vajza. I përdor ato vetëm për propagandë, sikur I digjet barku për to. Kur vjen puna për të marrë veprime konkrete, asnjë qindarkë nuk shkon për ta. Këto janë tipare tipike të një regjimi dhe një njeriu që e ka humbur çdo lidhje me realitetin dhe që ka humbur çdo lidhje me hallet e interesat e shqiptarëve. Kështu që për t;I rënë shkurt, një orë e më parë kjo situatë duhet të marrë fund me zgjedhjet të lira e të ndershme.

Pyetje: Me Edi Ramën kryeministër?

Lulzim Basha: Qëndrimet tona janë të qarta. Edi Rama e ka provuar se edhe pa kundërshtar përballë, nuk arriti të bënte process zgjedhor më 30 qershor. Për turp të zotit, edhe kur nuk kishte kundërshtar vodhi veten e vet, si ai kleptomani që kur nuk kishte çfarë vidhte merrte lekët nga një xhep dhe I fuste tek xhepi tjetër. Nuk I tundoi edhe ky tundimit për të ,manipuluar, një muaj për të nxjerrë rezultatin, se nuk rakordonin dot shifrat. Dhe prokuroria rri e hesht se, normalisht është institucion totalisht jashtë loje. Një gjë të them, ndryshimi është I pashmangshëm, kupa është mbushur dhe është derdhur. Edi rama nuk ka në dorë më të ndalë ndryshimin. E vetmja gjë që ka në dorë Edi Rama është mënyra sesi do të ikë, do të lejojë një process sadopak normal votimi , apo do të largohet me format dhe mënyrat që popujt largojnë ata që mendojnë se mund t;I imponohen në kundërshtim me vullnetin e tyre, në kundërshtim e kushtetutën dhe ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY