Dorezohet ish drejtori i Saimir Tahirit, Jaeld Cela

Dorezohet ish drejtori i Saimir Tahirit, Jaeld Cela

299
0
Shares
Jaeld Cela

U dorezua në Policinë e Tiranës ish drejtori i policise se Vlores, Jaeld Çela. Drejtori i kohes kur Saimir Tahiri ishte minister,  akuzohet për shpërdorim detyre me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali.

Cela është dorëzuar pak më parë tek blutë e Tiranës ne pranin e avokatit te tij Petrit Ismaili.

Ish-zyrtari i policisë ishte shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017 pas disa përgjigjeve të anti-mafias italiane dhe hetimeve të prokurorisë shqiptare në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. Bashkë me Çelën akuzohen edhe ish-shefi i seksionit për luftën ndaj narkotikëve Gjergji Kohilla, si Siokol Bode, shef i policise kufitare te Vlores.

Ata perfshihen ne te njejten çështje per te cilen është duke u gjykuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjimet

Transkiptimi i  komunikimeve dhe përgjimet e mbërritura nga autoritetet italiane me letër porosi kanë bindur hetuesit shqiptarë se Jaeld Cela, Gjergj Kohila dhe ish efektivi Sokol Bode janë të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e narkotikëve duke ndihmuar me postet që kanë pasur në polici trafikantët.

Përgjimet kanë zbuluar se Taulant Haxhiraj i cili sot është në akuzë nga kriemt e rënda dhe në pritje të dënimit asokohe përgjatë 2016-ës njoftohej me telefon se ishte në hetim nga krimet si dhe shërbimi informative shtetëror kishte kontrolluar parcelat e tij.

Ky grup kriminal rezulton se kultivimin e kanabisit e bënte në toka shtetërore dhe për garancinë e mosprekjes nga policia paguante 30 % e faktuar kjo në përgjimet telefonike sin ë rastin e bisedës mes Agushit dhe Aliej.

Taulant Haxhiraj me kodin Agushi “Agushi: Shteti më jep garanci të plotë në Kuc, më jep këtë gjë po skam njeri atje. Atje e ka vëllai me drejtorin të sigurt.

Aliej: Ai ka për të ngrënë zogj të keqen vllai, si ka për të bërë punë. Agushi” Më tha ai Në Kuç vij sat ë duash 30 % këtyre, dhe hajd ti them vëlla, po spo gjej tokë. Ka vajt një nga Vlora në Kuc që u ka dhënë leje ky dhe një nga Fieri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY