“Kemi falimentuar”, Fermerët e Divjakës i ankohen Bashës, kreu i PD: Na...

“Kemi falimentuar”, Fermerët e Divjakës i ankohen Bashës, kreu i PD: Na duhet një qeveri që vendos njeriun para oligarkut

82
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua në Divjakë dhe Karbunarë me fermerët e zonës, të cilët treguan të revoltuar për braktisjen e plotë nga ana e qeverisë. Asnjë prej fermerëve nuk ka marrë asnjë qindarkë subvencion, ndërsa çmimi i naftës, i faturave të tjera të larta dhe konkurenca e pandershme po i çon drejt falimentimit.

Kemi falimentuar. Unë jam 60 vjeç, dhe i hedh fajin vetes time, se duhet të kisha ikur nga Shqipëria. Kam dorëzuar mallin me dokumenta që kam marrë paratë nga banka gjoja për të marrë subvencionim. Po asnjë kokërr. Asnjë qindarkë. Unë kam hedhur 7 milionë me të vjetra sigursht.”- tha një fermer, që ka marrë mbprasht vetëm 2 milionë nga prodhimi i tij.

Ne kemi një hall tjetër, nuk po shesim dot produktet. Tregu shqiptar magazinat, mbi 30 magazina në Maminas janë mbushur me patate nga importi. Patatja jonë është një produk shumë i mirë. Të mbrohemi, kaq kërkojmë nuk kërkojmë asgjë tjetër. Vetëm të mbrohemi. “- thotë një fermer tjetër që tregon konkurencën me produktet që vijnë nga Egjipti.

Ky hall që na ka rënë ne është I madh. Neve s’po mbajmë familjet tona sot për sot.Jemi të diskriminuar totalisht. Populli do bukë, do të hajë. Jemi të mbaruar. Po më humbet e ardhmja e fëmijës. Më vjen çuni i mërzitur në shtëpi, “nuk kam shitur mallin.”– thotë. “- i tregoi zoti Basha pronari i një sere.

Kreu i opozitës mbështeti 5 kërkesat e fermerëve, të cilët janë lënë jashtë çdo ndihme financiare nga qeveria. Megjithëse pandemia e ka goditur rëndë bujqësinë, për fermerët nuk ka asnjë qindarkë ndihmë.

Unë jam anëtar i kryesisë së sindikatës. Ne i kemi kërkuar qeverisë subvecionimin direkt te fermeri, jo indirekt. Qeveria t’i bëjë publike emrat e fermerëve që marrin subvencione. Ku janë? Unë flas edhe në emër të fermerëve të tjerë të Beratit, të Fierit, të Lushnjës, të Elbasanit se të gjithë me një vend shesin. Ne jemi vetëm në dorë të zotit.” – u shpreh një fermer.

“Kam tre vitet e fundit e në vazhdimësi me një situatë alarmante. Jashtëzakonisht katastrofë. Jemi drejt falimentit. Shpenzimet na janë rritur në maksimum. Këtij prodhimi, për shembull, i është dyfishuar kostoja”-tregon pronari i një sere me perime.

“Ku është dora, fuqia e shtetit për të na ndihmuar ne? Ne meritojmë një ndihmë, të kemi një farë mbështetje. Jemi të harruar ne. Fermerët janë të harruar. Dritat i paguajmë si biznes i madh, naftën po kështu, për subvencione nuk bëhet fjalë. “– shprehet një tjetër fermer.

Zgjidhja e kësaj gjendje të rëndë është ndryshimi i qeverisë. “Duhet të keni një qeveri që vendos njeriun para oligarkut, që vendos 500 mijë shqiptarë para 5 oligarkëve. Kaq e thjeshtë është.”- theksoi kreu i opozitës gjatë takimeve me fermerët e Divjakës dhe Karbunarës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY