Goditi drejtorin dhe shefin e shërbimeve brenda bashkisë, arrestohet 40-vjeçari në Kolonjë

Goditi drejtorin dhe shefin e shërbimeve brenda bashkisë, arrestohet 40-vjeçari në Kolonjë

157
0
Shares

Një 40-vjeçar i dënuar më parë ka rënë në prangat e Policisë së Kolonjës, pasi pasi ka dhunuar e kërcënuar dy zyrtarë të bashkisë, si dhe ka kundërshtuar policët.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin O. M., i cili rezulton i dënuar më herët ër vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY