AMA ben deklarate, qeveria fshihet nga perballja pas presionit mbi tv Ora

AMA ben deklarate, qeveria fshihet nga perballja pas presionit mbi tv Ora

169
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive beri nje deklarate ku njoftoi se nuk ka nje vendim per mbylljen e tv Ora. Sipas njoftimit, AMA eshte njohur me vendimet qe ka marre ISHSH sot me 15 maj dhe se behet fjale per dy gjoba.

Nderkaq ISHSH, ministria e Shendetesise dhe qeveria fshihen pas deklarates se AMA edhe pse kercenuan gjithe diten me mbyllje nje televizion, ndersa ne mesnate e shesin si nje procedure.

ISHSH ka mbyllur telefonat gjithe diten sikur nuk ka qene ai institucion qe u perdor nga qeveria per te mbjelle frike te mediat kritike me oligarkine dhe qeverine.

Deklarata e AMA:

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni.

Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA News për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.

Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.05.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”.

Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY