Vokshi: Mbylljen e tv Ora e urdheroi Rama

Vokshi: Mbylljen e tv Ora e urdheroi Rama

81
0
Shares

Urdhri për mbylljen e RTV Orës është hakmarrje politike e Edi Ramës dhe abuzim i rrezikshëm me pushtetin, tha ish deputetja e PD, Albana Vokshi.

Ajo tha se ky dënim krejtësisht joproprocional është abuzim i rrezikshëm i pushtetit ekzekutiv dhe është bërë me urdhër dhe për llogari të Edi Ramës.

“Shënjestra e parë e Edi Ramës ishin emisioni “Tempora” i Sonila Meços dhe “360 Gradë” të Artur Zhejit, dy emisione dhe dy figura mediatike të njohura si kritike ndaj qeverisjes. Mesazhi është i qartë: këto dy emsione dhe këta dy njerëz janë armiqtë e Edi Ramës.

Menjëherë pas kësaj, Edi Rama dha urdhrin për mbylljen e Televizionit Ora”, tha Vokshi.

Ne vijim ajo tha se kjo është dhunë ndaj pronarëve për të mbyllur emisionet kritike dhe për të përzënë gazetarët kritikë. Është i njëjti skenar që u përdor kudnër Ylli Rakipin dhe emisonit Të Paekspozuarit.
Kundër Adi Krastës dhe emisionit A-Shoë.
Kundër Artan Ramës dhe emisionit Publicus.

Të gjithë këto emisione u mbyllën nën dhunën direkte të Edi Ramës me mediat për arsye se këto emisione dhe këta gazetarë zbuluan korrupsionin, abuzimin e pushtetit dhe keqqeverisjen e Edi Ramës, shpjegoi Vokshi ne nje deklarate per mediat.

Vokshi theksoi se eshte i njëjti qendrim armiqësor dhe hakmarrës që u përdor kundër televizionit Agon Channel derisa e mbylli gjithë televizionin.

Prandaj sot nuk duhet të heshtë askush. Nuk duhet të heshtë asnjë media, asnjë forcë politike, asnjë organziatë e shoqërisë civile, asnjë figurë publike, perfundoi Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY