Shpjegimi i Rames per pagat qe nuk jane marre dhe transportin publik

Shpjegimi i Rames per pagat qe nuk jane marre dhe transportin publik

178
0
Shares

Kryeministri dha nje pergjigje ne lidhje me pagat e premtuara te izolimit qe ende nuk jane marre.

Ai tha se problemet janë për shkak të gabimeve teknike dhe se procesi i korrigjimeve kërkon kohën e vet.

“Do të vazhdojmë të paguajmë “pagën e luftës” për të gjithë ata që janë në punë. Baret, restorante, që janë biznes i vogël do të hapen ditën e hënë dhe do të vazhdojnë të marrin pagën e dytë dhe të tretë pavarësisht se janë të hapura. Të gjithë do të marrin atë që i takon. Janë 7.5 miliardë lekë të reja të paguara, që kanë shkuar në arkën e familjeve”, tha Rama.

Ne vijim Rama tha se transporti publik ne zonat e gjelbra do te vijoje te jete i mbyllur.

”Transporti publik me autobusë në zonat jeshile, mbetet problem pasi e dimë shumë mirë sesi janë kushtet në autobusë apo fugonë. Ne po punojmë më një grup ndërinstitucional. Durim lidhur me transportin publik sepse ende nuk jemi gati , është problem i madh në këto kushte që jemi”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY