Antitrupat zbulojne 5 fishin e infektimeve ne raport me tamponet

Antitrupat zbulojne 5 fishin e infektimeve ne raport me tamponet

116
0
Shares

Mjeku infeksionist Ilir Alimehmeti ka shkruar sot se një profesor gjerman që  kishte organizuar studimin  e situatës në qytezën e goditur më rëndë në Gjermani ka dalë në përfundimin se vetëm antitrupat tregojnë të vërtetën për covid ndërsa hetimi epidemiologjik ka gjetur vetëm një përqindje të vogël të të infektuarve.

Alimehmeti shkruan se gjetjet ishin surprize edhe për vetë studiuesit gjermane.

Postimi i Alimehmetit:

“Tjetër studim që tregon se kuçedra nuk kishte dhjetë kokë, por ÇOBSH-ja i numëroi gabim!

Profesori i Virologjisë, Hendrik Streeck, është Drejtori i Institutit të Virologjisë në Universitetin e Bonit, Gjermani.

Si virolog dhe epidemiolog luminar ai nuk iu nënshtrua realitetit të profetizuar nga Çorganizata Botërore e Shëndetësisë, por urtë e butë organizoi menjëherë studimin e situatës në qytezën e goditur më rëndë në Gjermani.

Gjetjet e studimit janë:

Përmes antitrupave vërehet se 15.5% e popullatës në Gangelt (landi North Rhine-Ëestphalia) kishin qenë të infektuar. (deri më 6 Prill 2020)

Hetimi epidemiologjik ka gjetur vetëm 3.1% të infektuar edhe pse janë kryer testime masive në këtë qytezë.

Sërish antitrupat tregojnë të vërtetën!

Pra mbi 5-fish më shumë të infektuar.

Raporti i fatalitetit të infeksionit (IFR) rezulton vetëm 0,36%, pak më i lartë se gripi sezonal.

Dhjetë herë me shumë (3.4%) raportoi Drejtori i ÇOBSH-se më datë 3 Mars 2020.

Pjesëmarrja në evente me mijëra persona e rrit riskun për infeksion 2.2 fish (21.3% vs. 9.5%).

Risku për infeksioni sekondar në shtëpi është shumë më i ulët se pritej:

Risk 43.6% nëse i infektuari jeton me vetëm 1 person tjetër në shtëpi.

Risk 35.5% nëse i infektuari jeton me 2 persona të tjerë në shtëpi.

Risk 18.3% nëse i infektuari jeton me 3 persona të tjerë në shtëpi.

E dhëna e fundit ishte surprizë edhe për vetë studiuesit, por mund të jetë e rëndësishme për Shqipërinë ku në një familje jetojnë mesatarisht 4 persona ose më shumë.

Vetë autorët pohojnë se surpriza e infeksionit të ulët sekondar në familje mund të ndikojë në mënyrë të rëndësishme në masat e marra për kontrollin e pandemisë.

Këshillohet ÇOBSH-ja që herën tjetër që perllogarit vdekjet të vendosë syzet dhe të mos konsumojë alkool.

Dr. Shk.Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik

Fakuleti i Mjekësisë, UMT”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY