Protestuan për pagën e luftës, pushohen nga puna 20 punonjës të fasonerisë...

Protestuan për pagën e luftës, pushohen nga puna 20 punonjës të fasonerisë në Vlorë

141
0
Shares

Pushohen nga puna 20 punonjës në Vlorë. Arsyeja e këtij pezullimi është pasi ditë më parë 250 punonjës u ngritën në një protestë për mosmarrjen e pagës së luftës.

Ata thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës që sipas tyre e meritojnë sipas rregullave, por janë penalizuar pasi nuk ka aplikuar ekonomistja e fasonerisë.

Por nga ana tjetër kanë punuar me orë të reduktuara çka u ka ndikuar edhe tek paga.

Punonjësit arrijnë deri në akuza të forta ndaj pronarit duke u shprehur se ai i fyen e ofendon në mënyra nga më të ndryshmet.

Punonjësit shprehen se “përfaqësuesit e firmës nuk kanë preferuar të flasin për mediat teksa janë mjaftuar me përgjigjen e vetme se fasoneria është brenda të gjitha rregullave”.

Për sa i përket pjesës tjetër te punonjesve, te cilet nuk kane protestuar, janë urdhëruar ti kthehen punës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY