Basha në Sukth: Ende po vuajnë pasojat e tërmetit, situata e pandemisë...

Basha në Sukth: Ende po vuajnë pasojat e tërmetit, situata e pandemisë i ka çuar në varfëri ekstreme

106
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ngritur në Sukth shqetësimin se banorët përveçse po vuajnë pasojat e tërmetit nuk po marrin asnjë ndihmë për kujdes shëndetësor për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Sipas Bashës, Rama i ka braktisur shqiptarët, ndërsa mënyra si ai menaxhon situatën ka goditur rëndë ekonominë.

Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit.

RAMAVIRUSI ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në pragshembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot.

Alarmi i qytetarëve që takova në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët. Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes”,-shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY