Qytetarët fitojnë çështjen në gjykatë, prishen katet e larta të hotelit që...

Qytetarët fitojnë çështjen në gjykatë, prishen katet e larta të hotelit që pengonte pamjen e Akropolit

135
0
Shares

Një hotel me pesë yje eshte urdhëruar të prishë dy katet e tij të larta, në një vendim historik të përshëndetur nga banorët e Athinës, pasi ky i fundit pengonte pamjen e Akropolit.

Në pronësi të Coco-Mat,  hoteli me nje “tarracë marramendëse” e të cilit ishte pika e shitjes – hapi dyert e tij një vit më parë. Qytetarët ishin te zemëruar për hotelin me dhjetë katë pasi bllokonte pamjen e Akropolit, dhe kete çështje qytetaret e çuan në gjykatën më të lartë në vend.

“Ishte një vendim shumë i guximshëm,” tha kryetari i Athinës Kostas Bakojanis për vendimin e këshillit qendror arkeologjik të Greqisë (KAS), organi i lartë këshillimor i vendit për ruajtjen e ndertesave antike. “Akropoli është zemra dhe shpirti ynë, një pjesë thelbësore e trashëgimisë sonë kulturore. Eshtë shumë e rëndësishme që të gjithë mund ta shijojnë atë. ”

Vendimi pason pas më shumë se një vit proteste.Këshilli arkeologjik vendosi, në mënyrë të pakthyeshme, që ndërtesa mund të ishte jo më shumë se 24 metra lartësi dhe do të duhej të prishej pjesërisht. Në 31.5 metra, hoteli ishte ndërtimi më i madh në Makriyianni, duke tejkaluar në madhësi Muzeun e ri të Akropolit.

Javën e kaluar gjykata më e lartë e Greqisë, Këshilli i Shtetit, vendosi, duke gjykuar se në të ardhmen, strukturat në zonë duhet të jenë 21 metra ose më pak.

Kjo ngjarje vjen në një moment kur qytetarët shqiptarë janë dëshmitarë të rrezikut që i kanoset pasurisë tonë kulturore, me prishjen e një sërë vilash në vetëm tre ditë dhe planet për prishjen e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës.

Marre me pjese nga The Guardian/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY