DETAJE/U shpall zonë e gjelbërt, në Berat shpërthejnë rastet me koronavirus

DETAJE/U shpall zonë e gjelbërt, në Berat shpërthejnë rastet me koronavirus

213
0
Shares

Rikthehen rastet me koronavirus ne qytetin e Beratit, duke rrezikuar qe te futet ne harten e zonave te kuqe. Këtë të premte janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burimet bëjnë me dije se rastet e reja janë familjarë të punonjëses së bashkisë të konfirmuar një ditë më parë ,me koronavirus. Konkretisht të konfirmuar pozitiv me Covid 19 janë nëna, babai, motra, vëllai dhe vajza e saj.

Burime bëjnë me dije se në mesin e rasteve të reja është dhe një infermiere në spitalin e Beratit, dhe për këtë shkak pritet që ti bëhet tamponi të gjithë punonjësve të spitalit rajonal. Mësohet se e infektuara e parë që është paraqitur në spital ka qenë shefja e llogarisë së Ujësjellsit në Berat, e cila më pas është bërë burim infeksioni dhe për kolegët e tjerë.

Derimë tani nuk ka sinjale që Berati të rikthehet sërish në një zonë të kuqe, ndërkohë që lëvizja e qytetarëve është si normalisht, pa leje dhe pa kufizim oraresh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY