FOTO/Bënte një jetë të thjeshtë, vdes tragjikisht princesha e Austrisë

FOTO/Bënte një jetë të thjeshtë, vdes tragjikisht princesha e Austrisë

192
0
Shares

Maria Singh, princesha e Austrise ka vdekur. Ajo ishte 31 vjeç. Vajza e Princeshës Maria-Anna dhe Princit Piotr Galitzine – një aristokrat Rus, ndërroi jetë në Hjuston të Teksasit, më 4 maj nga një aneurizëm i papritur kardiak.

Sipas Fox  News, Singh ka lindur në 1988 në Luksemburg dhe është një pasardhëse e dinastisë Habsburg. Gjyshi i saj ishte duka Rudolf i Austrisë, i cili ishte djali më i ri i Perandorit Charles I të Austrisë dhe Perandori i fundit i Austrisë.

Në moshën 5, princesha u shpërngul me familjen e saj në Rusi, ku ndoqi shkollën gjermane të Moskës. Ajo më vonë u transferua në Belgjikë për të marrë pjesë në Kolegjin e Artit dhe Dizajnit.

Princesha Maria jetoi dhe punoi në Bruksel, si dhe në Chicago dhe Houston, ku la pas burrin e saj, Rishi Roop Singh, një kuzhinier i njohur në Houston dhe djali i tyre 2-vjeçar, Maxim.

Sipas nekrologjisë, Maria ishte e para, si dhe motrat e saj Xenia Galitzine de Matta, Tatiana Galitzine Sierra dhe Princesha Alexandra, dhe vëllezërit e saj, princar Dmitri dhe Jan.

Në një intervistë për “The Houston Chronicle” në vitin 2018, ajo është shprehur se jetonte një jetë normale dhe e kuptonte që ishte princeshë vetëm kur shkonte në dasmat mbretërore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY