Ish keshilltari i DASH, kritik me Ramen: Po forcon pushtetin me metoda...

Ish keshilltari i DASH, kritik me Ramen: Po forcon pushtetin me metoda autoritare

202
0
Shares

Profesori David Filips, drejtori i programit në Universitetin Columbia University, tha nga Nju Jorku i SHBA-ve se “institucionet demokratike të Shqipërisë janë dobësuar. Partia Socialiste po akuzohet se e ka përhapur shumë korrupsionin si dhe ka forcuar shumë lidhjet me krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale”.

Ai foli ne nje takim online ne lidhje me sfidat e Shqiperise, shteti i se drejtes dhe ekonomia pas covid 19 pergaditur nga disa organizata shqiptare dhe nderkombetare.

Zoti Filips, ish- këshilltar i departamentit amerikan të shtettit, tha se “duke mos respektuar drejtat e njeriut, kryeministri Edi Rama po forcon pushtetin e tij me mjete autoritare, duke shkelur mbi demokracinë, edhe pse është në bisedime me Bashkimin Europian për integrimin më të madh të Shqipërisë në këtë organizëm”.

Ai kujtoi se në mbledhjen e fundit Bashkimi Europian i tregoi sërish Shqipërisë një grup me kushte për t’i përmbushur, ndërsa Hollanda, Franca dhe Gjermania thanë se nuk besonin që Tirana ishte gati për anëtarësim.

Studiuesi Filips tha se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri janë një shqetësim për ndërkombëtarët, sepse shqiptarët nuk patën mundësi për të zgjedhur midis kandidatëve, dhe ky process uli shumë standartet demokratike të Shqipërisë.

“Edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një udhëkryq. Si administrata Obama ashtu edhe ajo Trump kanë bërë një zgjedhje të detyruar midis qëndrueshmërisë dhe demokracisë në Shqipëri. Duke mbështetur pluralizmin dhe demokracinë multipartiake, është siguruar një qëndrueshmëri, që mund të jetë sipas interesave amerikane. Por në këtë kohë pandemie duhet të qëndrojmë së bashku për të shërbyer shëndetit dhe kombit” – tha zoti Filips.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY