Basha te Teatri: Qeveria nisi shembjen atehere te Astiri ne 5 te...

Basha te Teatri: Qeveria nisi shembjen atehere te Astiri ne 5 te mengjesit

113
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar artistëve kete mbremje ashtu siç deklaroi sot ne mesdite se do të kalojë natën te Teatri.

“Jemi e vetmi vend në botë ku e gjitha vëmendja e Ramës është të grabisë pronat publike.

Koronavirusi, pandemia, treguan fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, ndaj edhe për shqiptarët që të ndahen nga kjo batërdi duhet të largojnë shkaktarin.

Unë jam këtu për të treguar solidaritetin tim. Për të treguar një vijë të kuqe, Qytetarët duhet të tregojnë veten. Kur shteti bie në dorë të banditëve, qytetarët mund të zgjedhin t’u përgjigjen me çdo mjet’

Deri sa të jetë ky njeri në krye të punëve vjedhja do të vazhdojë. Edi Rama është përgjegjësi kryesor. Partia Demokratike ka qenë pranë artistëve dhe do të vazhdojë të jetë pranë tyre. I bëj thirrje qytetarëve të qëndrojmë në mbështetje të tyre. Sot dhe në vazhdim do të jem pranë tyre. Këta janë një regjim hajdutësh dhe hajdutët preferojnë hilet. E keni pare si shkuan te Astiri ne oren 5 te mengjesit”, tha Basha

Rezistenca për mbrojtjen e Teatrit vazhdon prej 2 vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY