DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Sukth, hetimet shtrihen edhe në Vlorë

DETAJE/ Vrasja e dyfishtë në Sukth, hetimet shtrihen edhe në Vlorë

432
0
Shares

E shkuara kriminale e Juxhin Dautit është një pistat kryesore që Policia dhe Prokuroria kanë për vrasjen e dyfishte të Sukthit ku mbeti i vrarë edhe ish-polici Ervin Dalipaj. Hetuesit kanë marrë në pyetje dhjetëra persona nga të cilët edhe nga Vlora, qyteti i lindjes së Dautit, raporton TV Klan.
Hetimet në Vlorë janë shtrirë, pasi në mars të vitit 2012 në qytetin bregdetar, Juxhin Dauti vrau mikun e tij Fatjon Bani. 27-vjeçari ka qenë  person me precedentë në fushën e lëndëve narkotike në Itali fillimisht dhe më pas në Shqipëri.
Sipas rekursit të bërë nga Prokuroria e Vlorës kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, shpallej i pafajshëm Juxhin Dauti për vrasjen e mikut të tij Fatjon Bani, ndërsa Gjykata e Shkallës së Pare e kishte dënuar me 23 vite burg.
Sipas hetimeve të Prokurorisë viktima dhe autori kanë qenë fqinjë në Vlorë dhe kanë pasur marrëdhënie shoqërore. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ata kanë qëndruar së bashku në Itali.
Gjatë kësaj kohe Juxhin Dauti i ka pasur borxh Fatjon Banit për shkak se ky i fundit i kishte gjetur një sasi prej 200 grame kokaine dhe ai nuk i kishte dhënë paratë. Kjo është konfirmuar nga dëshmitarë të cilët kanë pasur njohje me të dy. Ky borxh i cili nuk u kthye asnjëherë, për Prokurorinë ishte motiv i krimit.
Në mars të vitit 2012 viktima dhe autori kanë qenë të dy në qytetin e Vlorës. Juxhin Dauti sipas hetimeve e ka ftuar mikun e tij që të shkonte ta takonte afër repartit zjarrfikës të qytetit në lagjen Pavarësia. Në këto, sipas Prokurorisë ai e ka qëlluar me 3 plumba duke plagosur rëndë Banin, i cili humbi jetën në spitalin e Vlorës disa orë më vonë.
Në dosje është administruar dhe dëshmia e disa punonjësve të zjarrfikëses të cilët kanë komunikuar me të plagosurin. Ai u ka thënë se e kishte ngrënë në besë shoku  i tij duke përmendur emrin e Juxhin Dautit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY