Basha te Teatri: Ju siguroi per mbeshtetjen e opozites

Basha te Teatri: Ju siguroi per mbeshtetjen e opozites

109
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi nje takim me Aleancen per Mbrojtjen e Teatrit ku i siguroi per mbeshtetjen e opozites dhe per vijimin e qendreses pas paralajmerimeve per prishjen e Teatrit nga bashkia e Tiranes.

Me poshte eshte deklarata e Bashes:

• Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin dhe zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME PËRFAQËSUES TË ARTISTËVE NË MBROJTJE TË TEATRIT KOMBËTAR

Pyetje: Zoti Basha sapo përfunduat një takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. A do të vazhdoni t’i mbështesni ata?

Lulzim Basha: Do të vazhdojmë t’i mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat. Afera me Teatrin Kombëtar është afera e radhës e korrupsionit të një qeverie në ikje. Në kohën e pandemisë, kur shqiptarët presin dhe meritojnë mbështetjen nga shteti, presin dhe meritojnë që taksat që kanë paguar 7 vite, faturat e kripura që kanë paguar 7 vite t’u kthehen në shërbime, t’u kthehen në subvencione për pagat për ata që kanë humbur vendet e punës, t’u kthehen në para për familjet në nevojë, pikërisht në kohën e pandemisë, Edi Rama sulet për të tjetërsuar Teatrin Kombëtar, për të vjedhur pronën publike, për të shkatërruar këtë pasuri të kulturës dhe të trashëgimisë së kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Pra, mesazhi është i qartë edhe në kohë pandemie këta e kanë mendjen vetëm për të vjedhur, këtë duan ta bëjnë në mënyrën më të dhunshme të mundshme. Ju e keni parë që për më shumë se 1 vit e gjysmë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë janë përballur me dhunë, janë përballur me represion, ndërkohë që nuk janë duke mbrojtur diçka personale, por diçka që iu takon të gjithë qytetarëve. E pra, siç e kam thënë edhe më pare, çdo hap për prishjen e Teatrit Kombëtar është një akt i pastër lufte ndaj qytetarëve dhe jo vetëm ndaj artit dhe artistëve. Përgjigja nuk është një përgjigje që i takon vetëm artistëve, por gjithë qytetarëve, prandaj unë u bëj thirrje sot në emër të Partisë Demokratike gjithë demokratëve shqiptarë kudo ku ndodhen, të gjithë mbështetësve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar të djathtë e të majtë që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh. Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar

LIVE – Komunikim me gazetarët pas takimit me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

LIVE – Komunikim me gazetarët pas takimit me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 14 mai 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY