Padia në Gjykatë për Teatrin Kombëtar, Meta: Të mos prishet pa folur...

Padia në Gjykatë për Teatrin Kombëtar, Meta: Të mos prishet pa folur Kushtetuesja

121
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat bëri me dije se ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Sic ju kemi njoftuar edhe më parë, sot kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit që i kalon në pronësi Bashkisë së Tiranës, Teatrin Kombëtar.
Qëllimi i këtij vendimi është antikushtetues. Ne thelb edhe pse ky akt mbulohet nën argimentin e një vendimi rutinë që kalon nga pushteti qëndror te ai vendor, përmban të njejtin rrezik si edhe ligji special. Të dy këto akte shprehin prishjen e TK, kjo eshte shkelje e rëndë e parimeve kushtetuese. Qëndrova në pritje të reagimeve, por këto dy autoritete, qeveria dhe bashkia reaguan publikisht se qëndrimi i tyre është i qartë, se nuk tërhiqen për shembjen e godinës së re”, tha Presidenti.

Meta thotë se Bashkia s’ka kompetenca të ketë këtë trashëgimi kulturore por ajo duhet të jetë në pronësi të Republikës. Më tej ai kritikon edhe kryebashkiakun Veliaj që ka bërë deklarata përtej kompetencave dhe postit të tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY