VIDEO/Vetëm në 30 minuta, eksperimenti japonez tregon sa shpejt përhapet virusi në...

VIDEO/Vetëm në 30 minuta, eksperimenti japonez tregon sa shpejt përhapet virusi në restorant

175
0
Shares

Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.

Eksperimenti simulon atmosferën në një restorant ose në një anije lundrimi. Kjo eshtë realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”. Locion përfaqësonte grimcat e një kollë në dorën e dikujt, dhe çdo gjë që binte në kontakt me të do të shfaqej më vonë nën një dritë ultraviolet.

Subjektet u lanë të lirshëm në bufe për 30 minuta.

Në fund të eksperimentit, locion kishte shkuar kudo. Subjektet u shfaqën të tronditur kur drita zbuloi se locion tani ishte në duart e çdo pjesëmarrësi. Disa madje e kishin në gojë.

Sipas NHK, “infeksioni” ishte përhapur nëpër enët nga duart, duke përfshirë kapakët e ushqimit, pllakat dhe dorezat e pijeve.

CNN/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY