EMRA/OFL rikthehet në Tiranë, u kërkon formularin e pasurisë 3 personave të...

EMRA/OFL rikthehet në Tiranë, u kërkon formularin e pasurisë 3 personave të njohur

223
0
Shares

OFL rikthehet sërish në Tiranë duke u dorëzuar formularin e vetëdeklarimit tre “të fortëve” nga kryeqyteti. Mësohet se bëhet fjalë për Denis Qordjan gjithashtu i njohur me emrin Denis Dervishi,  Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra.

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit. Ai dyshohet se një ndër asetet për të cilat duhet të “japë llogari” është një biznes i madh në zonën e Petrelës.

Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjithashtu më parë Manabej është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg.

Ai akuzohej për: “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Dënimin e marrë në Itali, Manabej, e vuajti në Shqipëri, pasi ra në prangat e Policisë në vitin 2014,

Personi i tretë që duhet të japë llogari për pasurinë e tij është Shkëlqim Sharra, i dënuar për trafik droge ndërkombëtar. Ai është arrestuar në Shkodër në vitin 2014 në doganën e Muriqanit pasi iu gjet në makinë 16 kg marijuahnë. Gjithashtu ai akuzohej edhe se kishte tentuar që të prostituonte një 23-vjeçare po në të njëjtin vit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY