LAJM I FUNDIT/Përdhunojnë 23-vjeçaren dhe i kërkojnë para, dy të arrestuar në...

LAJM I FUNDIT/Përdhunojnë 23-vjeçaren dhe i kërkojnë para, dy të arrestuar në Fier

178
0
Shares

Dy të rinj nga Fieri janë arrestuar nga policia, pasi kanë përdhunuar një vajzë të re dhe i kanë kërkuar edhe para. Jane ndaluar shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY