DETAJE/Tre të arrestuar në Maliq, po transportonin ilegalisht 6 emigrantë në këmbim...

DETAJE/Tre të arrestuar në Maliq, po transportonin ilegalisht 6 emigrantë në këmbim të parave

88
0
Shares

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Pas një hetimi të kryer nga DVP Korçë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, u finalizua operacioni i koduar “Koordinimi” Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim policia ne Gjirokastër.

“Nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Koordinimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• I. H., 28 vjeç, banues në Durrës.

• A. L., 41 vjeç, banues në Durrës.

• S. K., 31 vjeç, lindur në fshatin Pirg, Maliq, banues në Durrës, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin e datës 23.01.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,-sqaron policia.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në afërsi të qytetit të Maliqit, duke transportuar me tre automjete në drejtim të Tiranës, 6 shtetas të huaj emigrantë të paligjshëm, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY