Nga brenda mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mes Petrit Vasilit, Oerd Bylykbashit, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, raportohet për debate të forta, që kanë çuar deri në ndërprerjen e bisedimeve, por që kanë rinisur sërish brenda minutash.
Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.
Debati ka ardhur për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformë. Opozita beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.
Mëngjesin e sotëm u publikua dhe email-i që Vasili kishte drejtuar ndaj anëtarëve të Këshillit Politik, ku thuhej: “Është e qartë se ky qendrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit.”– thuhet në komunikimin elektronik që mediat kane siguruar.
vijon..
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...