“Jemi në pikë të hallit”, bizneset në Tiranë i ankohen Bashës. Kreu...

“Jemi në pikë të hallit”, bizneset në Tiranë i ankohen Bashës. Kreu i PD: Paratë po shkojnë për të pasuruar 5 njerëzit e Ramës

69
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra tregtarë dhe pronarë biznesesh në Tiranë, duke ndarë me ta shqetësimin për rrënimin e ekonomisë. Të gjithë qytetarët, pa asnjë përjashtim treguan për rënien e konsumit, për mbylljen e vendeve të punës nga pamundësia për t’i paguar, për shkak të mungesës së mbështetjes nga qeveria.

Puna është copë-copë, dy-tre veta kanë ardhur, pesë shitje për dy javë
I kemi hequr sepse s’ka punë, s’të leverdis.”– i tha një tregtar zotit Basha, që vuri në dukje paaftësinë e shtetit për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Këtë duhet të kishte bërë shteti, ata të pestë t’I mbante me rrogë nga taksat tuaja se taksat për këtë punë duheshin”– u shpreh Basha.

Një tregtar i tregoi se ka mbajtur në punë 3 vetë dhe ka hequr 3 të tjerë, ndërsa pagesën e ndihmës nuk e kanë marrë. Këtë e pohuan edhe disa të tjerë. “Nuk e kuptoj pse e mbajnë deri në 5.30. Atëherë sulmon koronavirusi? Nuk e di si do të funksionojë kjo punë, por jemi në pikë të hallit”- tha një tregtar tjetër.

Problemi i biznesit të vogël janë faturat e larta të dritave dhe ujit, janë taksat e larta, rënia e madhe e konsumit, të cilat, bashkë me mungesën e ndihmës nga qeveria, përkthehen në mbyllje të vendeve të punës. Për shkak të keqmenaxhimit të situatës, Shqipëria ka 10 herë më shumë të papunë se vendet e tjera të rajonit dhe llogaritë që bëjnë tregtarët e bëjnë shumë të qartë gjendjen e rëndë.

“Është për t’u paguar qera, sigurimet shoqërore. Dyqani me të vërtetë ka një javë që është hapur, por xhiroja është në nivelet më minimale”- i tha një tregtar Bashës, ndërsa një tjetër donte të dinte pse qeveria nuk ndihmon qytetarët e saj, megjithëse ka siguruar financime nga Europa dhe FMN-ja. “Ku janë këto pare?”- pyeti një pronar biznesi gati në faliment.

Paret po shkojnë tek pesë njerëz. Si përpara pandemisë, si përpara tërmetit pesë njerëz marrin të gjitha paret e taksave tuaja”– tha kreu i opozitës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY