I vodhi klientit 30 mijë dollarë nga llogaria, arrestohet drejtori i një...

I vodhi klientit 30 mijë dollarë nga llogaria, arrestohet drejtori i një banke të nivelit të dytë

159
0
Shares

Policia ka ndaluar një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

“Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë”,-njofton policia.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY