Serbia vendos hapjen e kufijve, mes vendeve që do lejohet udhëtimi edhe...

Serbia vendos hapjen e kufijve, mes vendeve që do lejohet udhëtimi edhe Shqipëria

322
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, tha se Serbia, nga 1 qershori, do t’i rihapë kufijtë për shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kufijtë në rajon janë mbyllur qysh në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Daçic tha se kufizimet për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian do të mbeten në fuqi së paku deri më 15 qershor.

Duke folur për mediat serbe, Daçic tha se këto janë qëndrimet e Serbisë dhe se hyrja e qytetarëve serbë në vendet e tjera do të varet nga rregullat që i kanë ato vende.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY