“As shkuma party as lokale nate”, Pipero: Në plazhe dhe det mund...

“As shkuma party as lokale nate”, Pipero: Në plazhe dhe det mund të shkojmë, porosi për fëmijët në çerdhe

190
0
Shares

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar lehtësimin e masave, për të cilat veçon se lokalet e natës dhe shkuma party-t në plazhe nuk duhet të hapen.

Duke iu referuar plazhit, doktor Pëllumb Pipero tha se rëra dhe uji i detit janë pozitive, sepse luftojnë infeksionet, qoftë edhe koronavirusin. “Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë, gjithashtu ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin”– shpjegon Pipero.

“Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja”, tha Pipero. Mjeku siguroi prindërit të dërgojnë fëmijët në çerdhe pa asnjë problem sepse fëmijët nuk e përhapin virusin, mund ta marrin nga të rriturit por vetë nuk e përhapin.

“Edukatoret të kenë maska dhe të lajnë duart. Dorezat nuk i këshilloj fare unë. Edukatoret ndoshta duhet të kenë protokolle të veçanta, tju bëhet tampon ose tju matet temperatura…”, tha mjeku Pipero në “Opën”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY