‘Nuk ka oligarkë’, Rama i përgjigjet Bushatit, flet dhe për rikthim koalicioni...

‘Nuk ka oligarkë’, Rama i përgjigjet Bushatit, flet dhe për rikthim koalicioni me LSI

429
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur per here te pare, pas shume daljeve te tij nga facebook, me gazetaret, ku u eshte pergjigjur pyetjeve te drejtperdrejta te tyre.

Ai për herë të parë ka reaguar dhe pas kritikave të forta të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.

kryeministri Rama se në vendin tonë ka biznesmenë dhe sipërmarrës, por jo oligarkë.

Sipas tij, oligarkë janë ata persona që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjen e qeverisë dhe parlamentit, dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre.

Kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me LSI-në, por tha se në politikë vlen shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”.

Në politikë është shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”, por nuk shoh asnjë perspektivë për rikthim në një koalicion me partinë e Presidentit, sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore, ashtu sikundër edhe bindja jonë se është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa interes këtë temë diskutimi. Nuk e kmi asnjë arsye që të mendojmë në këtë drejtim. E përjashtoj, po“, tha Rama .

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY