TENDERAT/PD e Dibrës padit kryebashkiakun Dionis Imeraj: Hetimi të jetë i shpejtë...

TENDERAT/PD e Dibrës padit kryebashkiakun Dionis Imeraj: Hetimi të jetë i shpejtë dhe i paanshëm

115
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike të Dibrës Naim Gazidede me anë të një deklarate për mediat bën me dije se ka denoncuar në SPAK dhe në KLSH kryebashkiakun Dionis Imeraj, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

PD në denoncimin e saj shprehet se kreu i Bashkisë Imeraj dhe disa bashkëpunëtorë të tij kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë shkelur barazinë në tenderin me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme – Luzni – Peshkopi”.

LIVE – Kryetari i degës së PD Dibër, Naim Gazidede deklaratë për mediat

Tenderat e paligjshëm në kohë pandemie, PD e Dibrës paditi kryebashkiakun Dionis Imeraj: Hetimi të jetë i shpejtë dhe i paanshëm. Kryetari i degës së PD Dibër, Naim Gazidede deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 12 mai 2020

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE DIBER, NAIM GAZIDEDE

Partia Demokratike Dega Diber me date 04.05.2020 ka denoncuar ne Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe KLSH për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera , kryetarin e pazgjedhur të Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dhe personat e tjerë përgjegjës për zhvillimin e tenderit me objekt “Ndertim i Linjës së Furnizimit me ujë të pijshëm Gurra e Epërme-Luzni-Peshkopi”

Partia Demokratike as ka qene, as eshte kunder investimeve publike te bashkise Diber. Situata e sotme ekonomike shume e rende, shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe shpallja e fatkeqesise natyrore qe coi ne shkaterrim te ekonomive te dobeta familjare, qe coi ne rrezikun e falimentimit te biznesit, ku numri i te papuneve rritet cdo dite, kjo situate duhet te diktonte nje vemendje te shtuar te Bashkise, ku prioritet i prioriteteve do te ishte ndihma, perkrahja, mbeshtetja per familjet ne nevoje, bizneset, fermeret, blegtoret etj.

Per fatin e keq vemendja e Kryetarit te Bashkise dhe bashkepuntoreve te tij ishte perqendruar ne prokurimin e Ndertimit te Ujesjellesit te siperpermendur ne paligjeshmeri te plote, duke sfiduar jo vetem situaten e krijuar nga Pandemia, por edhe Agjencine e Prokurimit Publik, e cila, në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë të gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.”

Ne keto kushte, Bashkia Diber duhet te merte ne konsiderate Udhezimet e APP-se dhe duhet te pezullonte menjehere procedurat e tenderimit. Me këto veprime, Kryetari i Bashkisë Diber, duke zhvilluar tenderin me datë 04.05.2020 ka kryer vepren penale “shperdorim detyre”.

Ndaj kemi kerkuar nga SPAK dhe KLSH te nisin sa me shpejte hetimet dhe te ndalojne vjedhjet dhe babezite me tenderat publikë. Me regjistrimin penal të kësaj çështje nga SPAK, ne kërkojmë që drejtësia të jetë e shpejtë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që e kanë mendjen tek vjedhjet, kur dibranët dhe shqiptarët janë pa mbështetje dhe gjendja po përkeqësohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY