Mbante lokalin hapur dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, procedohet 31-vjeçarja

Mbante lokalin hapur dhe ushtronte aktivitetin pa licencë, procedohet 31-vjeçarja

156
0
Shares

Një 31-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Durrësit.

Ajo ishte administratore e një lokali të cilën e mbante hapur në kundërshtim me aktin normativ si dhe ushtronte aktivitetin pa licencë.

‘’Kjo shtetase mbante hapur lokalin “Bar Kafe” në administrim të saj, në kundërshtim me Aktin Normativ, në lagjen nr. 17, Durrës dhe ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse,’’ njofton policia.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

A. P., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/litër.

I. M., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY