A është 18 Maji data e hapjes përfundimtare? Tomini: 3 elementë që...

A është 18 Maji data e hapjes përfundimtare? Tomini: 3 elementë që do monitorohen

382
0
Shares

Edhe pse Shqiperia ka nje numer shume te ulet te rasteve qe shenohen dite per dite, serish ne kemi nje numer prej 187 te rasteve qe jane ende aktive me koronavirus ne te gjithe vendin.

Ka patur shume pyetje dhe interesim nga ana e qytetareve se kur do te jete hapja e madhe, duke qene se ende disa bashki vijojne te jene ne zonen e kuqe.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP Eugena Tomini tha se faza tjetër e hapjeve parashikuar në datën 18 maj, do të shënojë 97% të hapjes së aktiviteteve.

Megjithatë edhe në këtë rast, Tomini theksoi se do të vijojë monitorimi i tre elementëve kryesorë që është numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi intensive, për të përcaktuar shkallën dhe vijimësinë e hapjeve.

E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse 18 Maji do të shënojë datën kur do të kemi një hapje përfundimtare, Tomini tha: “data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi. Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike”, u shpreh Tomini.

Kujtojme se bashkite qe vijojne te jene ne zonen e kuqe jane: Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY