Skandali në drejtësi/Gjyqtarja që u shkarkua vetë, sot shkarkon të tjerët

Skandali në drejtësi/Gjyqtarja që u shkarkua vetë, sot shkarkon të tjerët

724
0
Shares

Anëtarja e KPK Alma Vokopola, sipas shkresës nr. 2056/1 prot dt. 07.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor rezulton të jetë shkarkuar nga KLD me vendimin nr.08.dt. 23.08.1996. Ajo është ish-gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zonja Alma Vokopola (Faskaj).

Në një dokument të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Rudin Baqli, shkruhet: “Alma Vokopola (Faskaj), me vendimin nr. 8, dt. 23.08.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë”.

Ky fakt, duket se është mbajtur i fshehtë në aplikimin që zonja Faskaj ka dorëzuar për kandidimin si anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ligji për Vetingun parashikon se nuk mund të zgjidhen komisionerë personat që janë shkarkuar nga detyra me vendim të formës së prerë.

//DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY