Caktohet data kur do te rifillojne operacionet dhe hapet ‘Shefqet Ndroqi’

Caktohet data kur do te rifillojne operacionet dhe hapet ‘Shefqet Ndroqi’

151
0
Shares

Nga data 18 Maj do të rifillojnë operacionet e planifikuara në spitalet rajonale dhe universitare, tha sot Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu.

Po ashtu ajo lajmeroi që brenda kësaj jave do të vlerësohet rikthimin në normalitet i spitali Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, i cili prej javësh po trajton një numër të ulët pacientesh.

“Koeficienti i riprodhimit te Covid 19 paraqitet nën 1, çka ka bërë që sot Komiteti Teknik i Eksperteve të vlerësojë edhe rihapjen graduale te sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 Maj. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar”, tha Manastirliu.

Gjate gjithë kohës së epidemisë, janë kryer  shërbimet së i përket urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje, Manastirliu u shpreh se ndërhyrjet e planifikuara do të nisin në mënyrë graduale në të gjithë vendin.

“Jemi duke vlerësuar me komitetin Teknik të Ekspertëve edhe rikthimin në normalitet të spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij”, tha Manastirliu.

Në takimin me Ministren e Shëndetësisë kirurgët u shprehën se janë gati që shërbimi ti rikthehet  në normailtetit.

“Do të doja që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për distancim social dhe higjenën personale, ndërsa shërbimi i kirurgjisë është gati, si fillim do të fillojmë me kapacitet më të ulët, me ndërhyrje më urgjente, për ta shtrirë hap pas hapi”, tha prof Arben Gjata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY