‘Mollë sherri’ mes PD dhe MSH, dorëzohen në SPAK dokumentet e tenderave...

‘Mollë sherri’ mes PD dhe MSH, dorëzohen në SPAK dokumentet e tenderave ‘sekretë’

134
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka nisur në SPAK një kopje të akteve për tenderat sekretë të denoncuar nga Partia Demokratike.

Këto tendera kane sjelle debate mes PD dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Partia Demokratike akuzon këtë të fundit se ka djegur disa prej dokumenteve të tenderave abuzivë në katin e prokurimeve të godinës së saj.

Prokuroria e Posaçme kërkoi informacion nga institucioni që drejtohet nga Ogerta Manastirliu. Një burim zyrtar i SPAK tha se u kërkua informacion nga Ministria dhe në të njëjtën kohë iu drejtua me shkresë zyrtare edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas opozitës,pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratave, si dhe janë klasifikuar në kundërshtim flagrant të ligjit si procedura që realizohen në kuadër të përjashtimit të parashikuar në nenin 6 të ligjit “Për prokurimit publik” të ndryshuar, duke eleminuar çdo minimum transparence për to”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY