Pati kontakte me një të infektuar, vetëizolohet Albin Kurti

Pati kontakte me një të infektuar, vetëizolohet Albin Kurti

91
0
Shares

Vetëizolohet në banesën e tij kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Lajmin e bën të ditur vetë Kurti, përmes një mesazhi në “Facebook”, ku thekson se ka pasur kontakte me një zyrtar të infektuar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Mesazhi i Kurtit:

Të dashur qytetarë,

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY