“Në ministri kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete”, Spahia ngre pyetje...

“Në ministri kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete”, Spahia ngre pyetje të tjera: Ogerta ja që tymi të paska dalë

107
0
Shares

Ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar të tjera fakte lidhur me të ashtuquajturin “incident” në ministri, ku pasdite vonë digjeshin dokumente dhe si për rastësi, pas denoncimit të fortë nga PD për zhvillimin e tenderave sekretë nga qeveria.OGERTA, ja që tym në Ministri paska pasur.

Partia Demokratike i ka bërë thirrje sërish sot SPAK-ut të hetojë rënien e zjarrit në Ministrinë e Shëndetësisë duke administruar si provë edhe deklaratat e ministres Manastirliu lidhur me ngjarjen.

MESAZHI I PLOTE I SPAHISE:

Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë…
Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:

– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..
– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?
– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?
– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent ) -Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. -Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht? Pse u desh që të publikonim emailin që ministrja ta pranonte?
Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i “shet” të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution ( Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).

Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (SI LIDHJA E PORTIT TE VLORES ME ATE TE ANCONES QE E THE ME LEHTESINE E NJE NJERIU TE PALEXUAR JAVE ME PARE NE MEDIA). ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi…

PS. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon dicka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY