Këto janë shtetet që hapin kufijtë më 15 maj, por me kufizime

Këto janë shtetet që hapin kufijtë më 15 maj, por me kufizime

305
0
Shares

Vendet baltike do të jenë të para vende në Europë që do të hapin kufijtë e tyre, pas mbylljes për shkak të Koronavirusit.

Lituania, Letonia dhe Estonia do hapin kufijtë mes tyre më 15 maj, por do të lejohen e vetëm banorët e këtyre vendeve, askush tjetër nga BE apo pjesa tjetër e botës.

Lajmi u konfirmua nga kryeministrat e 3 vendeve duke e konsideruar këtë vendim si hapin më të madh drejt normalizimit të jetës së përditshme.

Polonia dhe Finlanda parashikohet që t’i bashkohen hapësirës së përkohshme të lëvizjes së lirë me vendet baltike pak më vonë, në një datë që ende nuk është përcaktuar.

Të gjithë ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve do t’i nënshtrohen izolimit 14-ditor.

Edhe Kroacia nga mëngjesi i kësaj të henë ka vendosur hapjen e kufinjve.

Mediat kroate bëjnë me dije se shtabi i krizës sqaroi se qytetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetarët e vendeve të treta me qëndrim afatgjatë, kanë të drejtë të hyjnë në Kroaci kur për një gjë të tillë ekzistojnë arsye për biznes ose interesa ekonomike. Të gjithë qytetarët të cilët do të duhet të hyjnë apo të dalin në Kroaci duhet të jenëtë pajisur me leje me shkrim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY