ZERI I AMERIKES/ Hetimet te Ministria e Shendetesise, opozita akuzon per djegie...

ZERI I AMERIKES/ Hetimet te Ministria e Shendetesise, opozita akuzon per djegie dokumentash

93
0
Shares

Nga Ilirjan Agolli

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, mësohet sot se ka nisur hetimet mbi prokurimet e Ministrisë së Shëndetësisë për blerje materialesh mjekësore gjatë së pandemisë.

Ministria u ka dërguar hetuesve dokumentat e kërkuara qysh nga dita e premte, por hetimet kanë nisur ditë më parë.

Ministria shpërndau një deklaratë, ku theksoi se asgjë nuk është fshehur dhe është e hapur për hetimet e drejtësisë.

Opozita e akuzoi ditë më parë qeverinë për korrupsion me tendera secrete, me të cilat janë blerë materiale mjekësore 2 deri ne 4 herë më të shtrenjta se tregu.

Ndërsa sot e akuzoi se ka asgjësuar me zjarr dokumentat e këtyre blerjeve pikërisht në atë kat të ministrisë, ku qëndrojnë shkresatt për tendera dhe prokurimet.

“Më datën 15 Prill, në orën 18:00, në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur dokumente. Pas rënies së alarmit për zjarr, rojet e godinës kanë konstatuar djegien e dokumenteve në katin e katërt të godinës. Ky është një email zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit dhe djegien e dokumentave në katin e Zyrës së Prokurimeve, pikërisht atë që mohoi dje paturpësisht Ministrja e Vjedhjeve COVID, Ogerta Manastirliu” – tha sot përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bardh Spahia.

Opozita denoncoi më 6 prill tendera korruptiv me kontrata sekrete, për blerjen me dy- katër herë më shtrenjtë të mjeteve mbrojtëse për mjekët, teste dhe respiratorëve.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, tha se më 15 prill disa ditë pas denoncimeve publike të opozitës, ministria dogji dokumentat për të fshehur ngjarjen dhe pas kësaj mohoi zjarrin dhe shkeljet, duke u përfshirë edhe në zhdukje dhe falsifikim dokumentash.

“Hajdutëria me tenderat sekret është aq e madhe, saqë nga një krim korrupsioni, qeveria e Edi Ramës po kryen edhe një tjetër vepër penale, siç është asgjësimi dhe fallsifikimi i dokumenteve shtetërorë për të zhdukur provat e megavjedhjes me mjetet mbrojtëse për mjekët, me maskat antiCOVID, me kitet e testimit, me pajisjet shëndetësore të respiratorëve. Në email thuhet shprehimisht: “Pas kontrolleve rezultoi se u gjetën letra të djegura dhe të shuara me ujë në katin e katërt të ndërtesës, tymi i të cilave aktivizoi sinjalin e alarmit”. Fakti që Ogerta Manastirliu u investua personalisht dje për të mohuar zjarrin dhe djegien e dokumentave, duke sulmuar kreun e opozitës me akuzat shabllon të dala boje, provon se ajo është e përfshirë direkt në vjedhje” – tha zoti Bardhi.

Ndërsa ministria e shëndetësisë deklaroi më pas se ai email ishte tërheqje vëmendje ndaj administratës pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse.

Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit po punon prej dy javësh në Ministrinë e Shëndetësisë për të shqyrtuar veprimet financiare aty gjatë pandemisë. Ndërkohë që hetime ka nisur edhe SPAK disa ditë më parë.VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY