Mjekja e familjes: Dyndje pacientësh në janar dhe shkurt me simptoma të...

Mjekja e familjes: Dyndje pacientësh në janar dhe shkurt me simptoma të Covid19

137
0
Shares

Mjekja Rudina Gjini Beci, në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, deklaroi se “në periudhën janar-shkurt ka pasur një dyndje pacientësh me shenja të ngjashme me koronavirusin”.

Kur u pyet mbi pretendimet se ka pasur persona me koronavirus që na janar në vendin tonë, mjekja tha: “Vetëm tamponi e vërteton nëse ka pasur pacientë me Covid-19 apo jo. Unë, si mjeke familjeje, di të them se në periudhën janar-shkurt ka pasur një dyndje pacientësh me shenja të ngjashme me koronavirusin. Një prej tyre ka qenë temperatura prej 10 ditësh që nuk ulej, por pacienti zero vërtetohet vetëm me tampon”, tha mjekja në A2.

Mjekja shtoi: “Në janar-shkurt kemi pasur më shumë të sëmurë me viroza sesa kemi sot. Por, nuk e them dot nëse ka pasur përpara pacientit 0 të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, pasi atë e tregon vetëm tamponi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY